
Ky event bashkoi në një bisedë konstruktive aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startup-eve dhe industrive kreative. Forumi u zhvillua në formë hibride (online dhe fizikisht) me inkubatorë dhe akselerator nga rajoni me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe diskutimin e trendeve të fundit në ekosistem.
Folës:
Z. Jonid Jorgji (Drejtor i Agjensisë së Industrive Kreative)
Z. Saimir Kristo (Zv. Dekan Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, Universiteti Barleti)
Z. Ilir Butka (Profesor në Universitetin e Arteve)
Z. Gerdi Papa (Përgjegjës i Zyrës së Inkubimit të Modeleve Inovative, Fondi Shqiptar i Zhvillimit)
Znj. Marta Colucci (Menaxhere Projektesh)
*Forumi u organizua në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.