Një nga aktivitetet më të fundit të Institutit Adriapol është krijimi i Creative Hub dhe Creative Maker Space, një hapësirë me teknologjinë 3D ku individët me ide kreative mund t’i kthejnë idetë e tyre në produkte reale duke ndërtuar prototipe të produkteve të tyre.
*Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.